E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon gruan, per pronesine e shtepise

Erseke- Dhuna ne familje nuk njeh kufij. Vetem nje dite pasi nje burre i preu damaret bashkeshortes per motive xhelozie, nje tjeter ka rrahur ish-gruan e tij qe ishte marre ne mbrojtje ligjore nga policia. Albert Halili, 52-vjec, banues ne Erseke, eshte prangosur diten e djeshme nga uniformat blu pas denoncimit te gruas se tij 48-vjec dhe djalit. Burime zyrtare thane se i dyshuari ka fyer, goditur dhe kercenuar A. Halilin dhe djalin M. Halili, duke u bere presion qe te linin banesen.

Dhuna e ushtruar ka qene sistematike per 48-vjecaren e cila kishte nisur disa vjet me pare. E ndjere ne rrezik per jeten, gruaja ka kerkuar mbrojtje ligjore, qe i eshte dhene prej gjykates. Albert Halili nuk kishte te drejte t'i afrohej bashkeshortes se tij, deri ne vitin 2010 dhe po keshtu as djalit te tij. Por dy dite me pare 52-vjecari e ka thyer kete urdher te gjykates. Teksa eshte kthyer ne banese ne mbremje, Alberti dyshohet se ka nisur te shaje dhe me pas te kercenoje gruan e tij 48-vjecare. Sipas deshmise se gruas, ajo eshte goditur me grushte nga i shoqi. "Me godiste duke me thene se duhet te lija shtepine sa me pare, se ishte prone e tij", ka rrefyer e demtuara ne komisariatin e Ersekes duke kerkuar edhe mbrojtje fizike. Kaq ka mjaftuar qe nje furgon i grupit te gatshem, t'ia behe ne banesen e familjes Halili, duke i vene prangat te dyshuarit 52-vjecar per "ushtrim dhune ne familje dhe kanosje".

Burime zyrtare te policise thane se i dyshuari, eshte mbrojtur gjate marrjes ne pyetje duke thene se shtepia ishte prona e tij dhe gruaja duhet te kishte dale pas ndarjes. Por ky justifikim nuk eshte pranuar, pasi gjykata kishte nxjerre ne muajin janar te ketij viti ne favor te gruas dhe djalit, nje vendim qe i ndalonte afrimin dhe per me teper dhunimin e 48-vjecares. "Ky urdher shfuqizohej ne janar te vitit 2010 dhe vetem atehere, gjykata do te vendoste serish se kush kishte te drejte per pronesine", thane burime zyrtare per kete ngjarje. Do te jete gjykata qe do vendose per fatin e gruas dhe djalit te saj ne te ardhmen, nese do vazhdojne te qendrojne ne kete banese apo do te strehohen diku tjeter, per te shmangur edhe krimin ne familje.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›