E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon punonjësin e policisë, arrestohet 28-vjeçari

Në pranga ra shtetasi Poli Rrushi, 28-vjeç, banues në fshatin Stranik Komuna Stravaj Librazhd, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas pranë shkollës 9 –vjeçare të fshatit Stranik-Librazhd ka goditur me sende të forta në trup, për shkak të detyrës shtetasin N.A, 39- vjeç, banues në fshatin Stranik të komunës Stravaj Librazhd, me detyrë punonjës policie pranë komunës Stravaj-Librazhd.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-13 09:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›