Nis shkolla per 650 mije nxenes, urohen nga drejtuesit e shtetit
Rreth 650 mije nxenes jane ulur dje ne bangot e shkollave ne te gjithe vendin. Plot 56 mije prej tyre e kane perjetuar nje gje te tille per here te pare, ndersa edhe per te tjeret, ka qene nje dite jo pak e shenuar. Ne kete dite te vecante, ata jane pershendetur nga Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Urimet
Ne te gjithe vendin nisi dje viti i ri shkollor 2011-2012. rreth 650 mije nxenes te arsimit parauniversitar u ulen ne bankat e shkolles, ndersa kreret me te larte te shtetit u uruan atyre nje vit te mbare. Nga shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi" ne kryeqytet presidenti Bamir Topi percolli urimin per nje vit te mbare per nxenesit ne te gjithe vendin. "U uroj nje vit te ri shkollor, te mbare te gjithe nxenesve shqiptare dhe jam i bindur qe kjo dite mbi te gjitha mbart mbi vete entuziazmin per te rifilluar nje cikel arsimimi me cilesor", tha Topi. Pas pershendetjes, Presidenti vizitoi mjediset e brendshme te shkolles dhe u ndal ne nje klase me tabela interaktive, qe sic tha ai do ta beje mesimin me te dashur per nxenesit. Kryeministri Sali Berisha zgjodhi shkollen e mesme "Hoteleri-Turizem" per te uruar fillimin e vitit shkollor. Berisha gjate fjales se tij u ndal vecmas tek shkollat profesionale. Sipas tij, ato do te jene te hapura cdo pasdite, duke ndjekur ne kete menyre praktikat e vendeve si Gjermania dhe Italia. "Shkollat profesionale duhet te jene te hapura per te gjithe ata punonjes qe punojne gjate dites, po qe pasdite duhet te shkollohen, te lartesojne me shume dijet dhe profesionin e tyre", u shpreh kryeministri. Ndersa kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli percolli urimet e saj per vitin e ri shkollor nga Shkodra. Ajo ishte ne shkollen e mesme "Jordan Misja". "Ju uroj me gjithe zemer mesime te mbara, suksese dalshi faqebardhe, ashtu si ju do zemra. Te jeni te suksesshem ne karrieren tuaj dhe te gezoni prinderit, te realizoni endrrat tuaja", tha zonja Topalli.
Vezhgim
Nisur nga mbipopullimi i klasave, ne sistemin 9-vjecar nxenesit nga klasa e pare ne te katerten pergjithesisht do te bejne mesim ne turnin e pasdites, ndersa ne shkollat e mesme, eshte viti i pare ai qe do ta nise mesimin pasdite. Per prinderit veshtiresite nisin qe nga ceshtja e shoqerimit te femijeve per ne shkolle. Por, jo me pak ne veshtiresi, jane mesuesit, te cileve u duhet te japin mesim me turne. Sipas drejtuesve te shkollave, fluksi i nxenesve eshte pothuajse sa dyfishi i kapacitetit. Por, pozitiv eshte fakti se ne Tirane, kane filluar normalisht mesimin 3 shkolla, per te cilat ishte dhene urdher te mbylleshin. Pas nderhyrjeve qe beri bashkia, shkollat "Ahmet Gashi", "Servete Maci" dhe "Siri Kodra", kane filluar normalisht mesimin. Kete vit, ne te gjithe vendin jane ulur ne bankat e shkolles rreth 650 mije nxenes, nga te cilet 56 mije per here te pare. Pas pervojes se viteve te kaluara, ne kete dite te pare te shkolles, te gjithe jane perpjekur te evitojne trafikun duke dale me heret nga shtepia. Por, gjithsesi mengjesi i te henes ne rruget e Tiranes, nuk i ka shpetuar ketij problemi. Ne disa akse, levizja e makinave eshte paralizuar pavaresisht se ne kryqezimet kryesore te Tiranes jane vendosur forca te shumta policore per te normalizuar situaten.
Topi: "Petro Nini ka tradite", duhet ta vazhdoni
Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare, Teuta Topi, u uroi dje nje fillim te mbare te vitit te ri shkollor 2011-2012, te gjithe nxenesve e mesuesve shqiptare ne mbare vendin. "Jam shume i kenaqur qe ndodhem ne nje shkolle, e cila jo vetem mbart nje emer te madh, sikurse eshte emri i patriotit, i arsimdashesit Petro Nini Luarasi, por mbart dhe nje tradite te vyer te brezave te nxenesve, te mesuesve, te cilet e kane kthyer kete Shkolle me nje eksperience me shume se gjysme shekullore ne nje nga ato shkolla, me te cilat e gjithe Shqiperia krenohet, ne nje shkolle elitare, nje shkolle e cila referohet si emblematike e arsimit shqiptar", tha presidenti Topi.
Berisha: Me shume mundesi per shkollat profesionale
Kryeministri Berisha uroi dje nxenesit e te gjitha shkollave 9-vjecare dhe te mesme te vendit per fillimin e vitit te ri shkollor 2011 - 2012. Gjate nje vizite ne shkollen e mesme profesionale te Hoteleri - Turizmit, ne Tirane, Kryeministri Berisha uroi qe ky vit te shenoje per nxenesit shqiptare ne teresi dhe per shoqerine shqiptare nje nivel me te larte dijesh, nje shkalle me te larte pergatitjeje. Duke u ndalur ne rendesine e arsimit profesional, Kryeministri Berisha pershendeti shtimin e numrit te nxenesve qe ndjekin shkollat profesionale dhe i ftoi qytetaret shqiptare qe femijet e tyre t'i adresojne ne keto shkolla. "Ne do te bejme gjithcka qe raporti shkolla profesionale - shkolla te pergjithshme te arrije ne raportin e vendeve te zhvilluara, ku eshte 1 me 1, 50 per qind me 50 per qind", u shpreh Kryeministri Berisha.
Topalli: Dita e pare e shkolles nuk harrohet kurre
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli percolli nje urim te perzemert per nxenesit, prinderit dhe mesuesit me rastin e fillimit te ri akademik per vitin 2011-2012.
Kryetarja e Kuvendit ishte sot ne shkollen e mesme "Jordan Misja" ne qytetin e Shkodres, ku dhe shprehu urimet me te mira ne realizimin e endrrave te tyre per nxenesit, per ata qe nisin per here te pare gjimnazin si dhe per maturantet qe pergatiten per te hapur dyert e se ardhmes permes Universitetit. "Ne jeten e njeriut jane pak dite qe mbeten te shenuara, te paharruara. Pa dyshim, dita e pare e shkolles, qofte kjo per filloren, per 9-vjecaren, gjimnazin apo universitetin, eshte nje dite shume e vecante", tha Topalli.