Arrestohet zjarrvënësi i godinës së komunës Shalë

Në pranga përfundoi shtetasi Frrok Toma, 45-vjeç, lindur e banues në fshatin Lekaj, Komuna Shalë, e rrethit Shkodër, me detyrë roje i godinës së Komunës Shalë.
Arrestimi i tij u bë, pasi nga veprimet e hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas është autori i djegies me zjarr të godinës së Komunës, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 07.45.
Në lidhje me këtë ngjarje, u kryen veprimet e duhura hetimore dhe materialet proceduriale, në ngarkim të shtetasit Frrok Toma, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkatërrim të pronës me zjarr”. /S.Ll/Start/
2011-09-13 00:07