E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Nigeria njeh Kosovën si shtet i pavarur

PRISHTINE- Republika e Nigerisë ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi bëhet publik nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, në kuadër të turit për shtimin e njohjeve të Kosovës.

"Njohja nga Nigeria është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se ky vend ka një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës", thuhet në njoftimin e kabinetit të Pacollit.

Shteti i fundit që ka njohur Kosovën është Gaboni.
(s.g/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›