Berisha: Pas mbylljes se bojkotit, presim dialogun me PS Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, shprehu dje vullnetin e plote te qeverise dhe mazhorances per te bashkepunuar me opoziten per permbushjen me konsensus te te gjitha prioriteteve per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Gjate takimit me dy ministrat e jashtem ate te Italise, Franko Fratini dhe te Greqise, Stavros Lambrinidis, te ardhur per vizite ne Tirane posacerisht per kete ceshtje, Berisha theksoi se projekti i integrimit evropian ka qene, eshte dhe do te jete, projekti me madhor per shqiptaret dhe e tere puna e qeverise dhe e institucioneve shqiptare eshte e fokusuar ne realizimin e ketij projekti dhe ne plotesimin e 12 prioriteteve te percaktuara ne Opinionin e Komisionit Evropian. "Bashkepunimi dhe jo bllokimi, jane menyra me e mire per cuarjen perpara te interesave te vendit dhe integrimin e tij ne BE. Mireprita kthimin e opozites ne Parlament, duke shprehur deshiren qe kjo te shenoje rikthimin e dialogut politik brenda ketij institucioni", u tha kreu i qeverise diplomateve. Kryeministri siguroi se 12 prioritetet e percaktuara ne opinion, perbejne axhenden e punes se qeverise shqiptare, si dhe i njohu te dy ministrat me punen dhe arritjet e qeverise ne zbatim te ketyre prioriteteve, si dhe ne permbushjen e nje sere reformash te tjera me rendesi ne funksion te ketij procesi. Te dy ministrat, pasi e falenderuan Kryeministrin per vullnetin e qarte ne drejtim te integrimit ne BE, shprehen besimin se institucionet dhe aktoret politike shqiptare, ne mazhorance dhe opozite, do te konkretizojne ne kohe hapat konkrete te nevojshem, ne funksion te integrimit evropian. Ata siguruan se te dy vendet qe ata perfaqesojne, Italia dhe Greqia, jane jo vetem fqinje te mire por dhe miq dhe aleate te medhenj te Shqiperise, ne procesin e integrimit evropian. Duke shtuar se vizita e tyre vjen ne nje moment te rendesishem te procesit te integrimit te Shqiperise dhe synon te mbeshtese perpjekjet e Shqiperise ne permbushjen e prioriteteve te percaktuara nga Bashkimi Evropian. Ndersa gjate takimit me Presidentin Bamir Topi, diplomatet rikonfirmuan mbeshtetjen e pakursyer jo vetem te dy vendeve qe ata perfaqesojne, por edhe te Bashkimit Evropian per permbushjen e aspiratave integruese te popullit shqiptar, por theksuan se procesi integrues evropian i Shqiperise do te varet nga plotesimi i standardeve dhe nga bashkepunimi i klases politike shqiptare, e cila duhet te vendose interesat madhore te vendit mbi gjithcka duke u ndergjegjesuar maksimalisht per kete. Nga ana e tij, kreu i shtetit tha se realizimi i reformave kyce qe garantojne finalizimin me sukses te punes dhe aspirates disavjecare te shtetit dhe te popullit shqiptar per integrimin ne BE, jane nje prioritet i veprimtarise dhe angazhimit te te gjitha institucioneve tona. Topi ritheksoi domosdoshmerine e rivendosjes se komunikimit per ceshtje madhore mes klases politike shqiptare, per te cilen shprehu besimin se "mbart pergjegjesine dhe vetedijen politike, po ashtu dhe maturine per te kuptuar e realizuar qe integrimi ne Bashkimin Evropian kerkon bashkimin e perpjekjeve te te gjithe shqiptareve dhe nje perkushtim e angazhim teper serioz per permbushjen e kritereve dhe te detyrimeve qe rrjedhin nga synimi i qarte per te marre statusin e vendit kandidat ne BE".
12 Prioritete
Jane lene si detyre shtepie per tu realizuar nga vendi yne per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Kerkesat ju bene publike autoriteteve shqiptare nje vit me pare nga nderkombetaret.
12 Tetor
Komisioni Evropian do te beje publik progres raportin per Shqiperine. Ne te do te vleresohet me detaje cfare vendi yne ka realizuar brenda nje viti dhe cfare jo, ne kuader te procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian.
Apeli i Presidentit
Serish dje, Presidenti Bamir Topi, shfrytezoi takimin me Ministrat e Jashtem te Italise dhe Greqise per tu bere thirrje partive politike se ka ardhur koha per dialog dhe bashkepunim. Duke vleresuar se keto vizita te perfaqesueseve te larte te vendeve te BE-se ne Shqiperi, jane deshmi e mbeshtetjes se tyre per integrimin e vendit tone, Topi tha se eshte e domosdoshme rivendosja e komunikimit mes forcave politike. Madje ai theksoi se kjo eshte nje ceshtje madhore dhe duhet te realizohet sa me shpejt. Duke shprehur besimin se shume shpejt, Shqiperia do te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian.