E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ata qe duan perjashtimin tone te flasin njelloj si ne bisedat private"

Pavaresisht kursit te ri politik qe u kthye ne qendrimet e meparshme te deputeteve qe perfaqesonin Levizjen per Mendimin Ndryshe, duket se Partia Socialiste do te penalizoje anetaret e kesaj levizje. Duke ju referuar deklaratave te bera ne media nga deputete te njohur per qendrimet pro kreut te PS-se dhe qe kerkojne perjashtimin e Andis Harasanit dhe Kastriot Islamit, ne nje interviste, Harasani shprehet se do ishte mire qe keta deputete qe kerkojne perjashtime, te thone te njejtat qendrimet qe shprehin ne takimet dhe bisedat private. Harasani i pergjigjet deklarates se bere ne nje te perditshme nga deputeti Artan Gaci, duke i kujtuar se ka qene ai personalisht qe ka kerkuar ne vitin 2009 futjen ne liste per deputet te Gacit. Harasani shton se qendrimi i deputetit Gaci do te ishte i kuptueshem nese ai do te fliste ne publik, ashtu sic mendon dhe flet ne biseda private. "Pranoj cdo mendim dhe mirepres cdo sugjerim. Ne fund te fundit ne prandaj jemi Mendimi Ndryshe. Sa per keshillen qe do t'i jepja mikut tim, Artan Gaci. E quaj mik sepse kam qene une ai qe ka kerkuar qe ai te jete deputete i PS-se. Keshilla ime do te ishte qe ai te thote ne publik, po ato gjera qe thote ne biseda private", tha dje ne nje prononcim per televizionin "ABC News", Andis Harasani. Qendrimi i deputetit te PS-se lidhet me deklaratat qe anetaret te grupit parlamentare kane bere ne media, ku kane kerkuar perjashtimin nga forumet te deputeteve socialiste qe kane qene kritik ndaj kreu te PS-se Edi Rama. Andis Harasani dhe Kastriot Islami kane kritikuar politiken e ndjekur nga Rama pas zgjedhjeve te vitit 2009. Konkretisht, kritikat e tyre lidhen me frymen radikale, protestat dhe bojkotin e opozites. Qendrime tek te cilat pas dy vitesh kryetari i Partise Socialiste u kthye serish. Islami, Harasani dhe Arben Malaj kane qene deputetet e pare qe kane kundershtuar me force bojkotin e Partise Socialiste dhe kane dale kunder vendimit te Grupit Parlamentare per mos pjesemarrje ne seanca dhe komisionet Parlamentare. Megjithe disa qendrime per perjashtime, Harasani dhe Islami kane mbeshtetur vendimin e PS-se per hyrjen ne Kuvend. Ne qendrimet qe kane mbajtur ne media, dy deputetet e PS-se e kane cilesuar si nje zhvillim politike. Ndersa kane sugjeruar se ky hap pozitiv duhet te shoqerohet me nje strategji me te qarte per te ardhur ne pushtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›