Imami: Deri ne 2013, do te asgjesohen 80 mije tone municione
Tirane-Asgjesimi i 80 mije tone municioneve te rrezikshme qe jane jashte standardeve, mbetet nje sfide qe duhet permbushur nga Forcat e Armatosura deri ne vitin 2013. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per TV Klan, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.. Sipas tij, asgjesimi i nje sasie te tille municionesh, eshte nje standard qe rrjedh pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Per kete arsye ky dikaster tashme ka gati draftin qe synon ngritjen e kater poligoneve te reja per demontimin e municioneve me plasje dhe dy poligoneve per asgjesim baruti me djegie. Ministri siguroi se ky projektligj, qe ka marre paraprakisht pelqimin e paleve ne komisionin e sigurise pritet te votebesohet ne Parlament me nisjen e sesionit te vjeshtes. Aktualisht demontimi i municioneve te teperta kryhet ne 5 linja industriale dhe 6 poligone. Sipas te dhenave te Ministrise se Mbrojtjes, gjate 6-mujorit te pare te 2010, jane asgjesuar 8160 tone armatime, nga 6540 tone te nje viti me pare. Per kete arsye prioriteti i dikasterit te mbrojtjes per asgjesimin e 70 ton municioneve ne dite, ka shtruar perpara Forcave te Armatosura ngritjen e poligoneve shtese. Shqiperia trashegoi nga sistemi komunist 90 mije ton municione te teperta, te cilat kane qene nje kercenim serioz per sigurine e vendit dhe jeten e qytetareve.
Demontimi
Aktualisht demontimi i municioneve te teperta kryhet ne 5 linja industriale dhe 6 poligone. Sipas te dhenave te Ministrise se Mbrojtjes, gjate 6-mujorit te pare te 2010, jane asgjesuar 8160 tone armatime, nga 6540 tone te nje viti me pare.