Dhurata e Ramës për 1 Qershorin, 1.5 cm katrorë hapësirë publike për çdo fëmijë

Lëvizja ZGJOHU denoncon zaptimin e hapësirave publike nga ndërtimet e Ramës dhe miqve të tij
1 Qershori është festa e preferuar e fëmijëve dhe si e tillë prindërit kujdesen që fëmijët të argëtohen sa më shumë që të jetë e mundur në këtë ditë të shënuar për ta. Por nëse në rrethe të tjera, kryebashkiakët janë kujdesur për kënde lojërash apo hapësira të gjelbëruara që do tu shërbenin fëmijëve jo vetëm në këtë ditë feste, bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës është kujdesur që edhe ato lulishte apo kënde lojërash ekzistuese për këtë moshë, të zhduken. Nga dhjetëra lulishte apo hapësira të gjelbëruara që numëronte qyteti i Tiranës vite më parë, aktualisht fëmijët i gëzohen vetëm Parkut Rinia, dy anëve të Lanës dhe Liqenit Artificial. Të gjitha hapësirat e tjera të gjelbëruara, tashmë janë bunkerizuar. Bashkia e Tiranës me në krye Edi Ramën, është kujdesur mirë që këto hapësira publike të destinuara kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë, të shndërrohen në pallate shumëkatëshe për miqtë e tij klientelistë. Kryebashkiaku Rama, pa pikë turpi propagandon se ka krijuar mjedise të gjelbra për fëmijët dhe kënde lojërash për ta, por që në të vërtetë këto mjedise nuk janë aspak të mjaftueshme për një popullsi me rreth 1 milionë banorë, së cilës po i afrohet Tirana. Kryebashkiaku Rama, ka ndërtuar disa fusha minifutbolli nëpër lagjet e kryeqytetit, po të cilat në të vërtetë nuk funksionojnë për fëmijët. Ndërsa për hapësirat e gjelbra, gjithkush që e mban mend Tiranën me mjediset e saj të mëparshme të gjelbra, çuditet me atë që sheh, në vend të tyre. Gradaçielat e ndërtuara me leje të Ramës, në të cilat sigurisht që ai ka dhe pjesën e tij, janë të vetmet ndërtime që kryebashkiaku mund të propagandojë me të madhe, për të qenë dhe realist me qytetarët e tij, të cilët në të vërtetë nuk e kishin menduar një ditë të bukur ai do tua shpërblente votën në këtë mënyrë, duke u përvetësuar edhe atë që u ishte dhënë prej kohësh, frymëmarrjen. Tirana është katandisur tashmë jo vetëm në një qytet të zhurmshëm, por edhe gjithë smog dhe pa asnjë mundësi shpëtimi. Si në periferi, ashtu edhe në qendër të kryeqytetit, zonat e gjelbëruara tashmë nuk nunërohen as me gishta. Çfarë mund tu ofrojë Liqeni Artificial fëmijëve të kryeqytetit, kur bashkia nuk mori asnjëherë mundimin ta rehabilitonte dhe ta konsideronte në të vërtetë një ambient çlodhës dhe argëtues për ta?! çfarë mund tu ofrojë gjelbërimi buzë Lanës, kur përreth saj vjen erë e rëndë, pasi në të derdhen ujërat e zeza të Tiranës, e sikur të mos mjaftonte kjo, duke qenë se vetë Rama e ka lënë pa një banjë publike gjithë kryeqytetin, qytetarët zaptojnë këmbët e urave të Lanës për të krye nevojat personale?! Çfarë mund tu ofrojë qytetarëve parku Rina, kur për të lënë fëmijët pranë tij, prindërve u duhet të kthehen në klientë edhe pa dëshirë, të lokalit të madh që ndodhet aty?!
Denoncimi i lëvizjez ZGJOHU
Në ditën festë të fëmijëve, lëvizja ZGJOHU ka gjetur një mënyrë domethënëse për ti treguar kryebashkiakut Edi Rama, se fëmijët e kryeqytetit ndihen si në burg, përballë ndërtesave shumëkatëshe që ai ka ndërtuar për vete dhe miqtë e tij rreth e përqark Tiranës. Në emër të fëmijëve të kryeqytetit, lëvizja ZGJOHU ka improvizuar dje një kafaz, i cili nënëkuptonte se vetëm kjo është hapësira që kryebashkiaku Rama u ka dhënë fëmijëve të kryeqytetit për tu argëtuar. Lëvizja ZGJOHU i është përgjigjur përballë Bashkisë së Tiranës, nga Shtëpia-Burg me rastin e 1 Qershorit këngës së Edi Ramës, ÇOHU me këngën e fëmijëve KU DO LUAJMË NE? Anëtarët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se sipas llogaritjeve të bëra, rezulton se çdo fëmijë i kryeqytetit gëzon vetëm 1.5 cm katrorë për argëtim. Në Tiranë ka 21 minikënde lojërash për fëmijë, mesatarisht 100 metra katrorë secili. Në Tiranë ka 11 minikënde sportive për fëmijë dhe adoleshentë, mesatarisht 200 metra katrorë secili. Në Tiranë ka 180 mijë minorenë, pra gjithsej janë vetëm 4 mije metra katrorë për të gjithë. Në një kënd lojërash, sikur një fëmijë të luante të paktën 2 orë, bashkë me 19 fëmijë të tjerë, do ti binte radha të luante një herë në 100 ditë. Po në 99 ditë të tjera, çfarë duhet të bëjë një fëmijë? Ja pra të mbyllet këtu, në shtëpinë kafaz, dhe të shohë kryetarin e Bashkisë kur i thotë fëmijëve COHU. Me këto ritme bashkia që rehabilitoi 32 kënde lojërash për fëmijët dhe adoleshentët, për 9 vjet e plotëson standardin e 1.5 metra katrorë për fëmijë pra 270 mijë metra katrore, (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave), deri në vitin 2616 (607 vjet). Ndërsa 1 fëmijë i qytetit të Tiranës duhet të kishte 1.5 metra katrorë hapësirë rekreative, bashkia e Edi Ramës i ka dhënë 1.5 cm katrorë çdo fëmije, kanë bërë të ditur përfaqësues të lëvizjes ZGJOHU, duke shtuar se në këtë mënyrë fëmijët e qytetit të Tiranës janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.