Për një shkencë letrare

Nga Klara Kodra*
Çështë shkenca letrare?A sështë vallë një pasqyrë ku letërsia sheh vetveten? Më mirë të themi një varg pasqyrash, sepse shkenca letrare e shpreh vetveten përmes një trinie: teori, histori e letërsisë dhe kritikë që përbëjnë një njësi e megjithatë janë të ndryshëm. Secila nga këto pasqyra e pasqyron në mënyrën e vet letërsinë dhe ndofta është e vërtetë ajo, që pohon kritiku francez Rozher Fajol: letërsia sheh vetveten në kritikën e vet, pa arritur që me këtë rast ta zbulojë më mirë vetveten. Në fakt shkenca letrare i nënshtrohet, aq shumë relativitetit sa ndofta smund të quhet plotësisht shkencë. Kjo është thënë kryesisht për kritikën: sipas shumë studiuesve ajo është më tepër art se shkencë, për disa është edhe art edhe shkencë. E kanë quajtur (është fjala për dashakeqët) krijimtari dytësore, parazite, më saktësisht një bimë parazite që i kacaviret trungut të letërsisë, duke u ushqyer me limfën që i takon asaj. Po çështë kritiku: gjykatës, ambasador, dragoman? Ka pretenduar për tërë këto role. Po cili është ai që i takon në të vërtetë? Ska dyshim që sot kritika është në gjendje kritike (sështë një lojë fjalësh) jo vetëm në vendin tonë, po në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropë. Ska shumë që një studiuese italiane pohonte me dhimbje një tradhti të kritikëve dhe ia jepte këtë emër një vepre të vet studimore. Po në Shqipërinë e këtyre shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit, në Shqipërinë e pasdiktaturës? Tek ne nuk flitet për gjë tjetër veçse për një kritikë në krizë, në letargji, në agoni, në mos .... të vdekur e të varrosur! Kështu që shfaqjet e saj të pakta mund të krahasohen me shfaqjet e një fantazme. Po në qoftë se ajo ka vdekur le të sigurohemi për vdekjen e saj. Që ajo tia lerë vendin trashëgimtares, (kritikes së re a më gjerë, shkencës së re letrare). Kur vdes një mbret vjen një tjetër (mbreti vdiq! rroftë mbreti!). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kritikën: kritika vdiq! Rroftë kritika! Ajo që vdiq sështë veçse kritika e vjetër, sështë kritika shqiptare në thelbin e vet. Le ta zërë pra, vendin e saj kritika e re. Natyrisht tok me motrat e veta,historinë e letërsisë dhe teorinë e letërsisë. Sepse vetë shkrimtarët dhe publiku që gjatë kësaj kohe përpiqen të huajnë rolin e kritikëve janë tepër subjektivë për ta luajtur atë rol, ata sjanë veçse ndihmës të kritikës që se zëvendësojnë dot mjeshtrin. Një provë e qartë e asaj që pohojmë tani është qëndrimi që u mbajt ndaj romanit të dalë kohët e fundit të Ben Blushit Të jetosh në ishull. Ndaj këtij romani u hodhën lloj-lloj shigjetash nga dilentantë, nga përfaqësues të shkencave të tjera, madje nga njerëz që as e kishin lexuar librin (siç e pranonin vetë me guxim të çuditshëm). Ky roman në sfond historike u gjykua në plan historike a filozofik, jo si vepër letrare, me në thelb literalitetin. Po ky sështë rasti i vetëm. Tani në Shqipëri, me të dalë një vepër letrare, kritika profesioniste më të shumtën e herës ngurron dhe hesht. Ndërkaq dalin në shtyp një varg diletantësh që e ngjyejnë penën në temjan apo në vrer sipas ideologjisë së tyre apo marrëdhënieve personale me autorin dhe harrojnë se vepra letrare ka veçanësinë e vet pavarësisisht nga vizioni i jetës apo emri i autorit ndaj të cilit vepra ka pavarësinë e fëmijës nga prindi. Historia e letërsisë përkundrazi gjallon nëpër sesione dhe simpoziume shhkencore, nëpër përmbledhje kumtesash dhe studimesh. Megjithatë edhe asaj i duhet të luftojë për mbijetesë. Sa për teori të letërsisë ... as që mund të flitet. E pra, tani që u ndërgjegjësuam që teoria marksiste nuk është çelës për të gjitha dyert dhe që mund të debatohet më lirisht për probleme të ndryshme të letërsisë si literaliteti, marrëdhëniet midis strukturës estetike-artistike dhe strukturave kulturore dhe ideore, drejtimet letrare, metodat letrare, poetikat për këto probleme diskutohet rrallë dhe më tepër nga njerëz jo specialistë që shpesh e zëvendësojnë njëanshmërinë e vjetër me një njëanshmëri të re duke e mohuar krejt metodën sociologjike si të kapërcyer dhe duke himnizuar metodat formaliste dhe psikanalitike që kanë sigurisht mjaft vlera të cilat dikur u janë mohuar, po nuk përfaqësojnë as ato metodën ideale. Duhet pranuar me një mendësi tëre pluraliteti i metodave, asnjëra prej të cilave nuk vlen më tepër se tjetra dhe e drejta e studiuesve a kritikëve të zgjedhin metodën që parapëlqejnë a që u përshtatet më mirë temës së tyre a të ndërthurin elementë nga metoda të ndryshme (në qofshin të zotit ta bëjnë pa rënë në ekleletizëm). Duhet të ndërgjegjësohemi se ka shumë rrugë për të arritur të vërtetën shkencore të vlerësimit të një vepre, pa iu rikthyer mitit të objektivitetit absolut, të të shkencës letrare, po edhe pa rënë në relativizëm (mund të thoshim duke përdorur një oksimor, pa e absolutizuar). Metaforat e përdorura më lart për vdekje dhe lindje nuk duhen kuptuar si pranim të vdekjes së traditës dhe rifillim nga zeroja. Kritika, duke qenë bashkudhëtare e letërsisë, smund të vdesë krejt pa vdekur letërsia. Pra, kritika ka vdekur po të shprehemi me terma biblike, ashtu si vdes fara që të lindë kokrra e grurit. Ajo ka pasur disa vdekje dhe rilindje. Le të mos ngatërrojmë ngjyrën e kuqe të perëndimit me atë të agimit: një kritikë e re letrare, një shkencë e re letrare po bën hapat e para; le të përpiqemi ta ndihmojmë atë të ecë; le tu japim fund anatemimeve ndaj kritikës së vjetër duke hedhur tok me ujët pis të banjës edhe fëmijën. Mjaft më me shkatërrime, na duhet të krijojmë.
Kritike letrare*