Dhurata hakmarrese, jashteqitja e qenit
Kengetarja Kesha pranon se per Krishtlindje armiqve te saj u dergon si dhurate jashteqitje te qenit. Kesha pranon se e ka nje ane hakmarrese ndaj atyre njerezve qe jane ngaterruar me te. "Une kur jam duke ecur me qente e mi, shume shpesh jashteqitjen e tyre e ruaj dhe armiqve te mi ua dergoj per Krishtlindje", thote Kesha.
Shkenca ne Angli ka studiuar topin dhe ka arritur ne perfundim se i nervozon portieret
Adidas Jubilani, fajesohet topi i Boterorit afrikan
Lojtaret e ekipit te Anglise dhe trajneri Fabio Kapelo kane fajesuar topin, per gabimin e portierit Robert Grin, ne ndeshjen e pare, ndaj SHBA-se. Topi i Adidias, me emrin "Jabulani" eshte kritikuar para se te fillonte turneu dhe ishte parashikuar qe mund te sillte probleme per portieret. Kapelo e dinte se do te fajesohej portieri dhe eshte harruar se edhe topi ka pasur problemet e tij, sepse lojtaret nuk jane mesuar me te dhe i bie qe te gabojme pikerisht portieret e ekipeve. - "Portieret gabojne, por kete radhe edhe topi kishte pjesen e vet, per golin e pesuar." Portieri Grin i kerkoi falje kombit dhe pranoi se topi ka luajtur nje pjese te mire te gabimit, qe i kushtoi fitoren ekipit te Anglise. - "Marr pergjegjesine time per ate qe ndodhi dhe kerkoj falje para Anglise. "Topi nuk ishte ai i zakonshmi." Edhe mesfushori i Celsit, Frenk Lampard gjithashtu theksoi se ideja qe futbolli te ngjitet ne nivelet "hi tch" mund te prishe lojen e bukur. "Ishim pa fat. Topi levizte shume. Nuk e di se si mund te kete ndikuar, por sigurisht qe ka pjesen e tij. Ne jemi te zhgenjyer dhe nuk mund te fajesojme vetem portierin. Jemi nje skuader e tere qe festojme se bashku, barazojme, apo pranojme gabimet dhe humbjen te tere," - shtoi Frenk Lampard. Shkenca Britanike studioi topin, pas ndeshjes me SHBA-ne dhe beri te ditur se Adidas "Jabulani" i bente portieret nervoze, me shume se kurre ndonjehere tjeter. Ata kane studiuar menyren si e priste topin portierin, si dhe reagimin pas ketij momenti dhe e kane krahasuar me periudha te ndryshe te ndeshjeve te kaluara. Pas kritikave qe topi mori ne fillim te Kupes se Botes, duket se diskutimit do te jete edhe me i gjate dhe i ashper gjate aktivitetit. Eshte hera e pare qe topi kritikohet.