Buxheti: Gjyqësori, kundër qeverisë
Buxheti i shtetit 2009 ka nxjerrë në pah të gjitha vërejtjet që institucionet e pavarura kanë ndaj qeverisë. Pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, kësaj here kundër projektbuxhetit 2009 janë shprehur edhe gjykatat. Nëpërmjet Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ) janë paraqitur vërejtjet për fondet e akorduara nga Ministria e Financave për vitin 2009. Përfaqësuesja e ZABGJ-së ka kërkuar dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve një rishikim të buxhetit për gjyqësorin, pasi fondet e miratuara në qeveri nuk përputhen me volumin e punës dhe me Masterplanin e Gjykatave, hartuar nga qeveria me synim përmirësimin e këtij sektori. "Po t‘i referohemi këtij Masterplani duhet të kryhen sa më shpejt rikonstruksionet e 14 gjykatave në të gjithë vendin, me një vlerë investimi prej 15 milionë eurosh, kur në fakt Ministria e Financave ka miratuar një fond që shkon më pak se 1 milion euro vetëm për 6 gjykata. Nuk mund të ecim me këtë ritëm investimi nëse duam të zhvillojmë gjyqësorin në vend", tha përfaqësuesja e ZABGJ-së. Në këtë pikë, ka ndërhyrë zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili sqaroi se gjyqësori nuk është në gjendje të kryejë investimet në kohë. "Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka rreth 20 milionë lekë mosrealizim investimi dhe nuk ka kërkuar në Ministrinë e Financave që të kryhen rialokime të projekteve që ajo i cilëson prioritare", ndërhyn Shehu, në formë replike. Në mes të debatit ndërhyn edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili tha se buxheti për gjyqësorin është rritur me më shumë se 20 për qind, por kryetari i Gjykatës së Tiranës, Albert Meço sqaroi se në fondin e pagave janë miratuar 8 për qind më pak nga sa kishte kërkuar nga gjyqësori. Debati përfshiu edhe Gjykatën Administrative, ku për ngritjen dhe funksionimin e saj nuk ishte akorduar asnjë lek. Këtu ndërhyn sërish Shehu, i cili tha se, pa pasur ende një projekt në letër nuk mund të miratohen fonde. "Ministria e Financave ka parashikuar mbi 2 miliardë lekë kontigjenca në buxhetin 2009, të cilat mund të përdoren edhe për ngritjen e Gjykatës Administrative", tha zëvendësministri Shehu. Megjithatë, debati mes gjyqësorit dhe Ministrisë së Financave u rikthye te realizimi i investimeve. "Për 2008-ën, na dhatë vetëm 60 milionë lekë. Me këtë fond nuk mund të bëjmë asnjë veprim, madje nuk mund të blejmë as kompjuterë për gjykatat", tha përfaqësuesja e ZABGJ-së. Pas këtij debati, në emër të opozitës, foli Besnik Dervishi, i cili aprovoi në parim buxhetin 2009 për gjyqësorin, por kërkoi që fondet për këtë institucion duhet të përputhen me Masterplanin e Gjykatave.
Gjykata e Tiranës
Debate të forta pati dhe për projektin e zgjerimit të Gjykatës së Tiranës. Kryetari i kësaj gjykate, Albert Meço tha se gjysma e godinës është e zënë nga OST-ja, (Operatori i Sistemit të Transmetimit) edhe pse vendimi i qeverisë thotë se kjo ndërmarrje e KESH-it duhet të shpërngulet. "Nuk mund të bëjmë asnjë projekt pa pasur në dispozicion të gjithë godinën. Nuk duhet të marrim fonde dhe pastaj të digjen vetëm për faktin se nuk kemi asgjë në dorë. Madje nuk kemi as tokë për të ndërtuar një gjykatë nga e para", u shpreh Meço. Deputetët mbajtën shënim çdo rekomandim të përfaqësuesve të gjykatave, për t‘ia kaluar për miratim Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Fondet
Totali
Rreth 1 miliardë e 600 milionë është fondi i akorduar në buxhetin e gjyqësorit për 2009-ën
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor
Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi 164,350
Investime në gjykatat e rretheve 100,000
Hartim projekti për rikonstruksionin e 5 godinave 6,150
Hartim projekti për ndërtimin e 6 godinave të reja 4,200
Blerje pajisje zyre 25,000
Blerje pajisje elektronike 15,000
Instalim i elementeve të sigurisë në gjykata 14,000