E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata nga Baba Stars

Anëtarët e “Baba Stars” janë të përkushtuar në realizimin e materialeve të reja muzikore dhe së shpejti pritet të publikojnë këngë dhe videoklip të ri.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, ku thuhet: "Dhurata më e mirë për fansat tonë për fund të vitit është një këngë e re, që kemi vendosur t'ia bëjmë edhe spotin"
Në këtë faqe është publikuar një fotografi nga xhirimet e videoklipit, ku shfaqet SkiviSkillz, i veshur me të zeza, që duket se do të jetë ngjyra dominuese e këtij videoklipi.

Edhe Getoar Selimi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur padurimin e tij deri tek publikimi i këngës, pa dhënë detaje se cilët janë anëtarët që e performojnë.

Gjatë muajit  nëntor, "Baba Stars'' publikuan dy videoklipe. Pas videoklipit të këngës me titull “N’Prishtinë”,  nga Getoar Selimi, u publikua videospoti "We doin this", realizuar në bashkëpunimin mes Cozman, Skivi Skillz dhe Agon Amiga. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›