Koha që Eve të bëhet nënë

Rep këngëtarja e njohur Eve, është në muajin e dytë të shtatzënisë me fëmijën e saj të parë.
Edhe pse artistja ende nuk e ka konfirmuar lajmin, revistat thonë se ajo dhe i dashuri i saj, Maximillion Cooper janë në pritje të bëhen prindër.
Ky do të jetë fëmija i parë për Eve dhe pritet të lind në muajin maj ose qershor. Por për Cooper, është fëmija i pestë.
Eve është në lidhje dashurie me milionerin nga Londra prej tre vitesh. Ajo gjithashtu pranoi se është shumë e lumtur dhe e dashuruar.
Në ndërkohë, Eve sapo ka kompletuar albumin e saj të katërt, “Lip Lock” dhe po shpreson që në shitje të dalë në pranverën e ardhshme. /Indeksonline/