Ja pse vendosa të zhvishem

Christina Aguilera, është ndoshta ndër femrat e rralla në industrinë muzikore e cila edhe pse ka kilogramë të tepërt dhe i ka humbur format e mëparshme trupore, ajo prapë se prapë ndihet konfidente me trupin e saj.
E ftuar në në emisonin, “Ellen DeGeneres”, këngëtarja foli hapur për peshën e saj trupore dhe arsyen pse kishte vendosur të pozonte e zhveshur, për kopertinën e albumit të saj të ri, “Lotus”.
“Mua më pëlqen të ndjehem e lirë. Ndonjëherë sa më pak rrobe aq më mirë. Unë thjeshtë po ndihem rehat me trupin tim”, ka shpejguar këngëtarja e hiti,“Dirty”.
31 vjeçarja, që kur lindi djalin e saj para katër vitesh, ka shtuar peshë dukshëm por, ajo gjithmonë ka pranur se, më shumë i pëlqejnë format trupore të tanishme se ato të mëparshmet.
Christina, në anën tjetër është në kulmin e suksesit në karrierën e saj si artiste. Këngëtarja është shumë e angazhuar si anëtare e jurisë në sezonin e tretë të spektaklit muzikor, “The Voice”./Indeksonline/