E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat mbrojnë Robin, arsyetojnë sulmin ndaj Ritës

Pasi sulmoi Rita Orën em fjalë të rënda e fyese, Rob ka gjetur mbështjetje nga motrat të cilat nuk janë të zemëruara me fjalët e vrazhda që ai përdori. 

Pavarësisht të gjithave familja po i qëndron afër.

“Të gjitha motrat e Rob janë me të në gjithë këtë dramën e Rita Orës. Ato nuk janë aspak të zemëruara me të, për më shumë ato po ndihen keq për të. Ato e dinë se ai e ka zemrën e thyer. Besomëni nuk është ide e mirë të përzihesh me Kardashian pasi që motrat menjëherë janë në sulm.

As nëna e tyre, Kris Jenner nuk është e zemëruar me Robin. E dini se për të çfarëdo publiciteti, është publicitet i mirë”, tha një i afërt i familjes.

“Për aq sa unë e njoh Rob, ai nuk ndihet keq për atë se çfarë ka shkruar në Twitter. Ai po u thotë se ai asnjëherë nuk e përmendi emrin e saj”, thotë burimi.

Që nga fillimi i thashethemeve për lidhjen e mundshme të Rob me Ritën, Kim pati dalë kundër. E gjithë kjo pasi Rita disa herë pati thënë se nuk i pëlqen mënyra e jetesës së familjes Kardashian. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›