Me plagë neveritëse në këmbë

Këngëtarja Britney Spears u gjet në një pozitë të vështirë derisa po ecte në tapetin e kuq të “X Factorit” në Beverly Hills.
Në këmbën e saj, dukej qartë një pjesë e lënduar që i prishte plotësish pamjen sandaleve.
Plaga e Britney, e cila duket si ato sëmundjet e shpeshta të lëkurës kurajo irritohet se merr ngjyrë të kuqe dhe forcohet, nuk kishte si të fshihej me ato që ajo kishte mbathur.
Besohet se përderisa ajo pozonte në tapetin e kuq, plaga po i rridhte gjakë.
Por kjo nuk e ndaloi që ajo të ishte e buzëqeshur derisa fotografohej me anëtarin e jurisë, Simon Cowell.
Kjo s`është hera e parë që Britney përballet me diçka të tillë, pasi që edhe muajin e kaluar një shenjë pothuajse të njejtë e kishte në nyjën e këmbës./Indeksonline/