Dhurimet, krize gjaku ne spitale
Muaji gusht ka futur ne krize spitalet, per sa i perket pranise se gjakut ne to, nderkohe qe numri i dhurimeve vullnetare ka qene shume i ulet. Vetem 50 persona kane dhuruar vullnetarisht gjak kete muaj, ndersa gjate muajve te tjere kjo shifer eshte nga 6 deri ne 8 here me e larte.
Kriza
Stina e veres sjell gjithmone probleme per sa i perket dhurimeve vullnetare, por kete vit numri i tyre ka qene shume i ulet, duke bere qe te "ngrihet alarmi" per mungesen e gjakut. Per Banken Kombetare te Gjakut, gushti ka qene muaji me me pak dhurime. Drejtoresha e ketij institucioni Irena Qendro, thote se gjate gushtit jane bere vetem 50 dhurime nga 300 apo 400 qe ka zakonisht ne muajt e tjere. "Kete muaj numri i dhurimeve, realisht ka qene shume i ulet. Nese gjate muajve te tjere mund te mbulojme te semuret talasemike me dhurimet vullnetare, kete muaj jane kryer vetem 50 dhurime", ka pohuar Irena Qendro, drejtoresha e Qendres Kombetare te Gjakut. Sipas saj, ata qe po perballojne pasojat e renda jane te semuret kronike, shume prej te cileve kane marre vetem gjysmen e sasise qe iu nevojitet, ndersa ka te tjere qe nuk kane marre fare gjak. Te paret qe vuajne jane femijet dhe pikerisht ata qe vuajne nga talasemia dhe hemofilia.
Dhurimet
Shqiperia mbetet nje nga vendet me tradite te ulet, per sa i perket dhurimit vullnetar te gjakut. Nisur nga kjo situate, Ministria e Shendetesise ka si objektiv te realizoje kalimin nga sistemi i dhurimit te rregullt me pagese, ne dhurimin vullnetar te gjakut. Procesi i kalimit te dhurimit te gjakut me pagese ne ate vullnetar, do te jete gradual dhe do te perfundoje brenda afatit te percaktuar prej 5-10 vjetesh, me objektivat perkatese. Ne kete kuader, sipas Ministrise se Shendetesise, synohet rritja e dhurimeve vullnetare ne qytetet e medha, shtrirja e ketij aktiviteti ne te gjithe vendin, qe numri i dhuruesve te jete sa dy per qind e popullates dhe brenda 10 vitesh numri i dhurimeve te arrije ne tre per qind te popullsise. Sipas te dhenave ne nje vit, ne Shqiperi behen 20 mije dhurime. Per te plotesuar nevojat me gjak, duhen te pakten 35 mije te tilla pa llogaritur ketu nenproduktet e tij.
400 Dhurime Vullnetare te gjakut numerohen gjate periudhes se dimrit ne vendin tone, nderkohe qe kjo shifer pakesohet deri ne 200 ne periudhen e veres, per shkak te heqjes se operacioneve me planifikim.
500 Femije talasemike qe jane ne vendin tone, do te perballen me nje krize te vertete te gjakut gjate veres. Kjo per vete faktin se numri i tyre eshte dy here me i madh se dhurimet mujore.