Dhurimet "online", risia e fushatës
Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ka sjellë edhe risitë e saj sa i takon financimit të partive politike, por dhe mënyrës se si shfaqen para publikut. Disa prej partive kryesore kanë shfrytëzuar teknologjinë për të bërë fushatë. Duke marrë shembull nga partitë e mëdha në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe forcat politike shqiptare synojnë drejt donacioneve përmes internetit.
Financimi
Për herë të parë ishte lëvizja politike G99 ajo që publikoi nismën e saj duke shfrytëzuar faqen zyrtare të internetit. "Miq, kjo është lëvizja juaj. Ne nuk jemi një parti private. Përkundrazi, mbështetemi në dhurimet tuaja transparente për të sjellë një risi në Shqipëri", thuhet në faqen zyrtare të G99. Kontributet brenda mundësive nëpërmjet kartës bankare konsiderohen si mënyra më transparente e mbështetjes. Në faqe krijohet mundësia që duke futur të dhënat personale dhe numrin e kartës së kreditit të bësh dhurimin tënd për këtë forcë të re politike. Më e qartë është situata në kampin e Partisë Socialiste. Opsioni i dhurimeve online rezulton të jetë krijuar që më 9 prill të këtij viti, disa javë përpara startit të fushatës elektorale. Në faqen zyrtare jepen numra llogarish bankare në lek, euro dhe dollarë ku mund të bëhen dhurimet nga banka të ndryshme.
Interneti
Zbulimi tjetër i përdorur nga partitë politike në këtë fushatë mbetet pa diskutim "Facebook". Teknologjia ka ardhur në ndihmë për të shpërndarë sa më shumë informacionet e fushatës elektorale, duke dubluar në një farë mënyre edhe median. Partia Demokratike ka një hapësirë të posaçme në këtë rrjet "online" ku reklamon aktivitetet e fushatës, por edhe ka shtrirë njohjet dhe miqësitë me njerëz të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Socialiste, e cila përveç hapësirës nën emrin "Partia Socialiste e Shqipërisë" ka edhe një tjetër që i kushtohet rrjetit të vullnetarëve të kësaj partie. Ndër deputetët socialistë më aktivë në "Facebook" janë Erion Braçe dhe Kastriot Islami. Nuk kanë mbetur pas as aktivistët e Lëvizjes G99 dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në të gjitha rastet nuk mungojnë komentet e shumta në lidhje me aktivitete të caktuara, fatin e zgjedhjeve apo qëndrimin në raport me liderët politikë.
Ligji
Çfarë përcakton Kodi
Zgjedhor për dhurimet
Në nenin 89 të Kodit Zgjedhor përcaktohen detajet për financimin e subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike. Aty thuhet se subjektet zgjedhore mund të marrin për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore fonde vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Për qëllim të këtij Kodi, do të konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksioner i tij, përveç rasteve kur aksioneri i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike, dhe ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: a)ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 5 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë; b)ushtron aktivitet në fushën e medias; c)ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ç)ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Në nenin 90 thuhet se çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara ndaluese, dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ, dhe është e detyrueshme për t‘u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhet kurdoherë publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor.