Dhurohet automjete për policinë

Dhurimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë bashkëkohore u mundësua nga një donacion i Qeverisë Amerikane në kuadër të programit EXBS, për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve.
Ky program mbarëbotëror, ka si qëllim mbështetjen e vendeve të ndryshme në përmirësimin e aftësive mbrojtëse të kufirit.
“Shpresojmë që këto automjete dhe pajisje që po i ofrohen strukturave të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit shqiptar, të ndihmojnë jo vetëm në mbrojtjen dhe menaxhimin e kufirit të vendit tuaj por gjithashtu të kontribuojnë edhe në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, theksoi Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Nishani, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të Policisë së Shtetit, siç është edhe Qeveria SHBA-së dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, për mbështetjen dhe ndihmën bujare të dhënë për Policinë Shqiptare dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm.
“Paralel me këtë bashkëpunim dhe asistencë që i ofrohet Shqipërisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar nga miqtë e saj, SHBA, Policia shqiptare dhe veçanërisht strukturat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, gjatë këtyre viteve, kanë bërë përparime rrënjësore dhe kanë arritur rezultate të mëdha në përmbushjen e misionit të tyre në aspektin e kontrollit dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si një nga sfidat e rëndësishme të funksionimit të shtetit ligjor, por edhe një nga përmbushjet e detyrave të mëdha në interes të çështjeve të sigurisë por edhe të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, theksoi Nishani. /Start/
2011-12-02 14:29