KiE: Trafiku në Shqipëri në rritje

Në raportin e tij, GRETA vë në dukje masat e rëndësishme të marra nga autoritetet shqiptare për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
"Këto masa kanë përfshirë ngritjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për luftën kundër trafikimit dhe krijimin e një mekanizmi kombëtar referues për identifikimin dhe dhënien e ndihmës viktimave të trafikimit", bëri me dije zyra e shtypit të Këshillit të Evropës në Tiranë.
Megjithatë, GRETA mendon se autoritetet shqiptare duhet të kushtojnë vëmendje në rritje për problemin e trafikimit në Shqipëri, i cila thuhet se është në rritje. Është e nevojshme për më shumë hulumtime për të hedhur dritë mbi këtë çështje dhe për të informuar masat e ardhshme të politikave. Ndërkohë që ka pasur fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit, GRETA mendon se më shumë të tjera duhet të bëhen për të luftuar stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara, të cilat nxisin trafikimin dhe parandalojnë riintegrimin e viktimave.
Gjithashtu, GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare të shtojnë hapat e ndërmarrë për të nxitur arsimim dhe punësim për anëtarët e grupeve vulnerabël ndaj trafikimit. Në fushën e ndihmës për viktimat, GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare të sigurohen që të gjitha masat e ndihmës të parashikuara nga ligji janë të garantuara edhe në praktikë, duke siguruar financimin e duhur për organizatat joqeveritare që veprojnë si ofrues të shërbimeve. Vëmendje e posaçme duhet t'i kushtohet përmirësimit të bashkëpunimit me vendet e destinacionit në lidhje me riatdhesimin e viktimave.
Përveç kësaj, GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare që të forcojnë masat për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, duke marrë në konsideratë situatën e veçantë të viktima fëmijëve, pavarësisht nëse ato kanë rënë dakord apo jo që të marrin pjesë në procedurat gjyqësore. Më tej, GRETA mendon se autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për t’u siguruar që legjislacioni në lidhje me konfiskimin e të ardhurave nga veprat penale të trafikimit të zbatohet dhe se viktimat e trafikimit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për kompensim.
Para hartimit të raportit të tij të vlerësimit GRETA ka patur konsultime me autoritetet përkatëse dhe organizatat jo-qeveritare dhe ndërkombëtare aktive në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.
Një draft i parë konfidencial i raportit -vijon deklarata- iu dërgua autoriteteve shqiptare dhe komentet e tyre janë marrë parasysh në raportin përfundimtar të vlerësimit të miratuar nga GRETA. Ky raport është publikuar së bashku me komentet e fundit të autoriteteve shqiptare, siç parashikohet nga Konventa e Këshillit të Europës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. /Start/
2011-12-02 15:08