Topi te Oborri Mbretëror: Humbëm një patriot!

Pas lënies së një shënimi në Librin e Zisë, Presidenti i Republikës theksoi se humbja e Leka Zogut të I-r "nuk është vetëm e familjes, por e mbarë shoqërisë shqiptare që sot respekton një njeri, i cili ndonëse pati një jetë shumë të vështirë larg Shqipërisë, asnjëherë nuk iu shmang detyrimeve qytetare për të qenë një patriot dhe për të kontribuar për çështjen kombëtare".
Ai i uroi Princ Lekës që të jetë në vazhdim të traditës së paraardhësve të tij për të kontribuar për çështjen kombëtare. "Shqipëria sot ka nevojë për çdo njeri për të kontribuar për të ardhmen e këtij vendi, që sigurisht është dhe ka qenë edhe në ëndrrat e të gjithë patriotëve shqiptarë për të qenë pjesë e Evropës së qytetëruar", u shpreh Topi.
Leka Zogu i I-rë vdiq dy ditë më parë në një spital të Tiranës, pas një "arresti kardiak". Ai vuante prej kohësh nga shqetësime të rënda në zemër e mushkëri dhe ishte shtruar në spital që prej dy javësh. Gjatë së shtunës pritet të bëhet ceremonia zyrtare për përcjelljen për në banesën e fundit të Leka Zogut. Qeveria e ka shpallur këtë ditë, ditë zie kombëtare. /Start/
2011-12-02 14:04