E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon “union fiskal”

Ajo tha para Bundestagut se për të ngritur një union të tillë dhe për të vendosur disiplinë financiare, nevojitej një traktat i ri i Bashkimit Evropian .

Të hënën kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të takohet me Presidentin Nikolas Sarkozi, i cili po ashtu pak më parë ka bërë thirrje për “ribërje të Evropës”.

Liderët e Bashkimit Evropian janë vënë nën presion për të bërë më shumë për tejkalimin e krizës buxhetore, në mesin e shqetësimeve për mbijetesën e euros.

Në fjalimin e saj, Merkel premtoi “hapa konkretë drejt një bashkimi fiscal”. “Ne na duhet disiplinë buxhetore dhe menaxhim efektiv i mekanizmave të krizës. Kështu që ne kemi duhet të ndryshojmë traktatet ose të bëjmë traktate të reja”, tha Merkel duke ndjekur të njëjtën linjë me Presidentin Francez, Sarkozi.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-02 11:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›