E Diel, 1 Nëntor 2026

Lure, shpetohet femija vetem 1.5 kg

Sonila Isaku
Nje femije vetem 1.5 kilogram ka mundur ti beje balle jetes, debores por edhe nje udhetimi me helikopter nga zona e Lures ne maternitetin "Koco Gliozheni". I lindur ne muaji ne shtate te shtatzenise, vogelushi ka shfaqur problemet te renda per shkak edhe te lindjes se veshtire. Por edhe e ema e tij, Enkelejda Doci ka qene ne gjendje te rende per shkak te kesaj lindjeje, ku ka asistuar vetem mjeku i familjes.
Lindja
Femija i dyte i Enkalejdes, banores se Lures do te vinte ne jete vetem ne muajin e shtate te shtatzenise dhe jo me nje zhvillim te mire, por vetem 1,5 kg. Mjeku i familjes i cili ka ndihmuar ne lindjen e bebes ka sinjalizuar Spitalin e Peshkopise se si nena ashtu edhe femija rrezikonin jeten dhe nuk mund te transportoheshin ne spital per shkak te kushteve te veshtira klimaterike. Kjo situate ka detyruar drejtuesit e Spitalit te Peshkopise te kerkojne ndihme nga Ministria e Shendetesise. Gjithcka eshte bere e mundur pas nderhyrjes se shpejte te autoriteteve te Ministrise se Shendetesise dhe Njesise se Helikoptereve prane ketij institucioni, qe brenda nje kohe rekord kane kryer transportin e te sapolindurit dhe lehones prane maternitetit te Tiranes "Koco Gliozheni", ku aktualisht po iu ofrohet nje sherbim me i specializuar.
"Eshte pjese e te perditshmes tone. Reagimi ka qene shume i shpejte nga te gjitha palet dhe pse kishim nje element si moti i veshtire qe ishte ne disfavorin tone. Piloteve ju eshte dashur te udhetojne ne mjegull dhe gjate uljes se helikopterit prane Qendres Shendetesore te Lures, reshjet e debores vazhdonin" tregon Petro Mersini, Drejtori i Spitaleve ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, rolin me te veshtire ne kete ngjarje e kane pasur drejtuesit e helikopterit.
Gjendja
Aktualisht gruaja ndodhet ne gjendje te mire shendetesore prane maternitetit ku i eshte ofruar jo vetem sherbim shendetesor por dhe asistence psikologjike. Nderkohe qe shendeti i te sapolindurit po ndiqet nga specialistet neonate prane ketij institucioni. "Ne nuk arrijme t'i shpetojme femijet qe lindin me me pak se 1 mije gram. Por kjo nuk eshte problem me mundesite apo pajisjet qe kemi ne, ky eshte nje problem me i gjere, eshte i lidhur me zhvillimin socio-ekonomik. Kurse raste te tilla jane me se normale per ne" kane pohuar mjeket e Maternitetit "Koco Gliozheni. Sipas tyre, keto femije rrine per nje kohe te gjate ne inkubator deri sa te jene te afte te jetoje dhe te arrijne nje peshe normale.

Zonat malore te bllokuara nga bora
Enkelejda ka sjelle ne jete femijen e saj te dyte. Lindja eshte kryer ne kushtet e shtepise me ndihmen e mjekut te familjes per shkak te kushteve te veshtira klimaterike dhe bllokimit te rrugeve nga debora, ka qene e pamundur qe ambulanca e spitalit te mberrinte ne krahinen e thelle te Lure. Drejtori i spitalit te Peshkopise, njoftonte per nje rast te vecante ku rrezikonin dy jete, nje bebe e sapolindur dhe lehona qe kishte perballuar nje lindje te parakohshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›