E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi: Semundja e pacientes e papajtueshme me jeten

Semundja e Drita Gixharit e cila humbi jeten dy dite me pare ne Urgjencen Kirurgjikale te Qendres Spitalore Universitare ne Tirane ka pasur nje semundje te rende dhe te menjehershme. Kjo semundje e cila u dyshuar per nje problem me zorret, pershpejtoi deri ne ate pike sa per 24 ore gruaja humbi jeten. Familjaret bejne pergjegjes dy mjeket pikerisht Gjergji A. dhe Devjid B. te cilet kane qene mjeke roje ne pavijon.
Dyshimet e para bien mbi nje tromboze ne venen e cila furnizon zorret me gjak por do te jete ekspertiza mjeko-ligjore ajo qe do te nxjerre dhe shkaqet e verteta te saj. "Drejtoria e Spitalit per rastin ne fjale organizoi menjehere nje takim me stafin e saj dhe mjeket. Analizuam me shqetesim dhe seriozitet rrethanat dhe ecurine per kohen qe pacientja ndodhej ne sherbimin e urgjences. Nga te dhenat paraprake te ekspertizes rezulton se kemi te bejme me nje patologji te papajtueshme me jeten" ka pohuar Drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi. Sipas tij, nga verifikimet e bera ne pavijon por edhe ne kartelen mjekesore, rezulton se e semura eshte vizituar disa here nga mjeket e rojes, eshte konsultuar me urologet, jane aplikuar medikamentet e gjykuara nga mjeket, jane bere ekzaminimet e nevojshme si ekografi, radiografi etj. Por, pavaresisht ketyre ekzaminimeve dhe qetesuesve Drita Gixhari nuk ka mundur te jetoje. Per kete shkak familjaret e saj akuzojne mjeket e QSUT-se, qe sipas tyre nuk kane dhene sherbimin e duhur ne kohe dhe se atyre u eshte kushtuar shume pak vemendje nga bluzat e bardha. Nderkohe qe per keto te fundit Drejtoria e QSUT-se ka marre masat duke i pezulluar nga puna deri ne sqarimin e plote te ceshtjes por edhe deri ne perfundim te ekspertizes. "Aktualisht, 2 mjeket jane te pezulluar nga detyra deri ne daljen e rezultateve perfundimtare te ekspertizes mjeko- ligjore" ka pohuar drejtori Dashi. Nderkohe qe dy mjeket por edhe dy infermieret te pavijonit te Urgjences Kirurgjikale do te jene ne ndjekje penale nga Prokuroria pasi djali i viktimes ka bere nje kallezim penal ne Komisariatin 4 ne kryeqytet. Nderkohe si QSUT ashtu edhe Prokurori jane ne pritje te ekspertizes mjeko-ligjore per te cilen ende nuk eshte dhene nje afat perfundimtar se kur pritet te dale.
Denoncimet ne media
Nuk kane qene te pakta rastet kur pacientet kane humbur jeten ne spitale apo edhe kur nuk kane marre sherbimin e duhur, ndersa kane kerkuar ndihme ne media per zgjidhjen e ceshtjes. Edhe gjate fundjaves se kaluar nje familje nga Tirana ka kerkuar ndihme per zbardhjen e ceshtjes, pasi nje grua 55 vjecare humbi jeten ne spital nga dhimbjet e forta te barkut. Sipas familjareve, Drita Gixhari pati nje fryrje te barkut, e cila solli edhe vdekjen e saj ne oret e paradites se se shtunes, pak momente se ajo te futej ne sallen e operacionit ku do ti nenshtrohej nderhyrjes kirurgjikale. Nga ana e tyre, familjaret kerkojne qe perse kjo nderhyrje kirurgjikale nuk iu be kohe me pare kur ajo iu paraqit ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›