Juliana Pasha, "Krenaria e qytetit" tek "E diela shqiptare"
Ajo eshte kengetarja, qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Festivalin Evropian te kenges. Megjithate nuk eshte kjo e vetmja arsye, per te cilen Juliana Pasha ishte e ftuar speciale ne skenen e programit "E diela shqiptare". Jemi mesuar tashme, qe cdo jave ne kete skene te shohim emra te njohur artistesh, te cilet publiku i duartroket perhere dhe qe gjithmone jane ne gjendje te dhurojne emocione te bukura, vecanerisht fale muzikes dhe te kenduarit live. E natyrisht Juliana Pasha eshte nje prej tyre. Nga ekrani i televizionit kombetar Klan, ajo ka sjelle per teleshikuesit disa nga kenget e saj me te mira, por natyrisht pa lene menjane edhe krijime te medha te repertorit te huaj. Por tashme, sikurse dihet, skena e te dieles, pervecse merr, edhe dhuron shume emocione.
Per Julin, lotet e nostalgjise kane nisur thuajse, qysh ne fillim. Sepse ajo e ka patur te pamundur t'iu rezistoje kujtimeve, e vecanerisht takimit me bashkeshortin e saj Altinin. Ai i dashuruar me zerin e Julit dhe ajo e dashuruar me tingujt e kitares se tij. Qe nga ai takim, ne te cilin ne fakt i bashkoi puna, ata nuk jane ndare kurre, ne punen e tyre dhe ne jete. Por teksa kenga dhe kujtimet gershetohen ne jeten e Juli Pashes, emocionet e perjetuara ne skenen e programit "E diela shqiptare" behen edhe me forta. Nje nga nje aty hyjne prinderit e Julit, vellai i saj, miqte e te afermit, te cilet risjellin ne kujtese momente nga jeta, njohja apo marredhenia me kengetaren.
Ndersa ata qe ishin larg, qe e kane patur te pamundur te jene ne skene, i kane ndare emocionet permes kameres, internetit apo linjes se telefonit. Por emocionet kane arritur majen, kur ajo ka marre ne duar "si nje dhurate" tekstin e kenges fituese te festivalit, i perkthyer ne anglisht. Dhe se shpejti Juli do te jete ne Londer, ne nje nga studiot me te mira angleze, per te realizuar produksionin me te cilin do te paraqitet ne Festivalin Evropian te Kenges.
Nje produksion, qe per here te pare realizohet ne studio te ketij niveli. Kane qene keto dy dhurata te papritura nga kompozitori i kenges dhe "gjeniu I te dieles", Ardit Gjebrea, i cili ka ditur t'i finalizoje surprizat e tij. Pasi Juli ka dhuruar per teleshikuesit variantin e kenges te perkthyer ne anglisht, Gjebrea i ka sjelle asaj nje tjeter dhurate. Keshilli Bashkiak i qytetit te Burrelit i ka dhene kengetares titullin "Krenaria e qytetit". Mes surprizave, muzikes, baletit dhe gjithckaje tjeter te bukur, tek "E diela shqiptare" ka vend edhe per diskutim, debat, batuta e humor. Realiteti shqiptar, shoqeria dhe gjithcka ndodh mes nesh, jane pjese e perjavshme e programit te se dieles.
Nga ky realitet ishte inspiruar edhe tema e debatit "Pro dhe kunder", qe kete radhe kishte ne qender privaten, intimen, vezhgimin qe u behet sot personave, fale pajisjeve te teknologjise se larte, qe arrijne te depertojne ne jeten e cdokujt. Nje teme e trajtuar me kujdes nga dy moderuesit, Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco, qe me profesionalizmin e tyre, jo vetem i japin larmi programit, por dine fare mire edhe te perfshihen ne te.
Tirana Fashion Week, starton tek "E diela shqiptare"
"Tirana Fashion Week", qe pritet te organizohet se shpejti ne kryeqytet, ne fakt e ka shenuar shenjen e startimit, ne studion e programit "E diela shqiptare", ku jane prezantuar 98 modele, konkurrente per te qene pjese e sfilatave, qe do te zhvillohen gjate kesaj jave. E organizuar nga stilisti Joni Peci, i cili ka te drejten e zhvillimit te ketij aktiviteti, "Tirana Fashion Week", do te ngjise ne pasarele, jo vetem stiliste nga Shqiperia, por edhe jashte saj, te cilet do te prezantojne veshjet e tyre dhe tendencat e fundit.