Shkurti, muaji me i ftohte
Shkurti do te jete muaji me i ftohte i dimrit. I gjithe vendi do te perfshihet nga reshjet e debores, ngricat dhe temperaturat qe pritet te shkojne deri ne 13 grade nen zero. Ditet me te ftohta do te jene javen e pare te shkurtit, te cilat do te shenojne edhe kulmin e ketij dimri. "Nje front i ftohte atmosferik i ardhur nga veriu i Evropes do te sjelle nje ulje te ndjeshme te temperaturave. Keto temperatura jane normale per stinen ne te cilen jemi, por per kushtet ne te cilat do te ndodhe eshte nje ulje e menjehershme" kane pohuar meteorologet e Forcave Ajrore. Sipas tyre, moti i ftohte do te ndihet qe ne diten e pare te shkurtit, pra nga dita e sotme. E hena do te nise me nje ulje prej 5 gradesh. Dhe ne vijim termometri do te shenoje zbritje te njepasnjeshme. Keto temperatura do te zgjasim per disa dite me radhe, por per sa i perket lageshtires ajo nuk do te jete prezente. Kjo situate sipas meteorologeve parashikohet deri nga mesi i ketij muaji, ku temperaturat do te kene nje luhatje te vogel me disa grade. Sipas sinoptiakenve keto temperatura jane normale, por dimri mund te konsiderohet nder te ftohtit gjate ketyre viteve.