Mançester Siti, 150 mln euro për Higuain
Me kalimin e kohës, Gonzalo Higuain ka fituar simpatinë e disa prej klubeve më të mëdha në Europë. Goli i shënuar në “Alianz Arena”, në miqësoren me Gjermaninë, sulmuesi fitoi edhe besimin e trajnerit Diego Armando Maradona: duke përjashtuar ndonjë surprizë të mundshme, 22-vjeçari pritet të jetë në qendër të repartit ofensiv të “seleksion” në Botërorin 2010. Gjithçka Higuain e ka fituar falë golave të shënuar, me të gjitha mënyrat e mundshme, përveçse me penallti apo me goditje standarde. Por, me gjithë 16 rrjetat e realizuara në 18 ndeshje (nga 24 javë të La Liga-s), Reali i Madridit ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës dhe lojtari është dukshëm i pakënaqur. Mançester Siti kërkon të përfitojë nga kjo situatë: anglezët duken të gatshëm të paguajnë paratë e nevojshme, për prishjen e kontratës. Bëhet fjalë për klauzolën me kosto 150 milionë euro. Për Higuain interesohet edhe Juventusi.
#