E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Karlo: Do te kontribuoj ne konfliktin Greqi-Maqedoni

Zevendes Sekretarja Amerikane e Shtetit, Rozmari Di Karlo, do te kontribuoje ne zgjidhjen e konfliktit midis Greqise dhe Maqedonise per ceshtjen e emrit. Ajo ka vleresuar hapat qe ka ndermarre Maqedonia deri me tani, por sipas saj duhet zgjidhur nje ceshtje e rendesishme, sic eshte ajo e emrit. "Ishte zhgenjyes fakti qe mosmarreveshja per emrin, pengoi ftesen per Maqedonine. Shpresojme qe gjate javeve te ardhshme, si Greqia edhe Maqedonia te vazhdojne dialogun qe filloi disa muaj para takimit te NATO-s per zgjidhjen e ceshtjes se emrit dhe qe do te shohim nje zgjidhje te shpejte", deklaroi Di Karlo. Sipas saj, Aleanca gezon mbeshtetje te gjere ne popullate dhe urojme qe Maqedonia te anetaresohet se shpejti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›