Papa Benedikti XVI mberrin sot ne SHBA
Papa Benedikti XVI mberrin ne Shtetet e Bashkuara diten e sotme, per nje vizite 6- diteshe. Ky eshte udhetimi i tij i pare ne kete vend qe kur mori rolin e Atit te Shenjte. Papa u pagezua me emrin Jozef Ratzinger, i cili u be nje mbrojtes i flakte i parimeve te tradites katolike per me teper se 25 vjet. Jozef Ratzinger lindi me 16 prill 1927 ne fshatin Marktlam ne Bavari. Babai i tij ishte polic, ndersa e ema shtepiake. Deri ne moshen 12- vjecare, familja e tij levizi disa here ne vende te ndryshme ne Bavari ne varesi te detyrave qe merrte i ati. Ne vitin 1933, kur Adolf Hitleri u emerua Kancelar i Gjermanise, Ratzinger filloi studimet ne nje shkolle fetare ne Traunstein, pak para se te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Biografi John Allen shpjegon se vitet e luftes paten nje ndikim te thelle ne pikepamjet e tij mbi rolin e Kishes Katolike. Pas shugurimit, Ratzinger filloi nje karriere akademike, duke u angazhuar si pedagog ne universitete me emer. Ai sherbeu si keshilltar teologjik per Keshillin e Dyte te Vatikanit, i cili ndikoi per nje numer ndryshimesh te rendesishme ne Kishen Katolike. Ne vitet '70, Ratzinger filloi korrespondencen me njeriun qe do te kishte nje ndikim te madh ne jeten e tij, Kardinalin Karol Vojtila. Ata u takuan per here te pare ne vitin 1977, kur Ratzingeri u be Kardinal.