E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet gomonia me droge, u nis nga Shqiperia

"Kafeja mberriti". Ky mesazh do te mjaftonte per karabinieret e Leces qe, mengjesin e djeshem, te ngrinin nje kurth ne bregdetin jugor te Italise per te kapur nje gomone te mbushur me droge, qe vinte nga brigjet shqiptare dhe per te arrestuar kater transportuesit per akuzen e "trafikut nderkombetar te narkotikeve". Agjentet e kompanise Tricase, ndaluan ne brigje kater vlonjatet, qe zbarkuan ne lokalitetin e quajtur "Marina di Serra", ne gjirin Salentine, ndersa bllokuan sasine e droges dhe gomonen. U bllokuan 250 kg narkotik, nga te cilet 145 kg marijuane dhe 110 kg hashash. Zyrtare te policise se Leces thane se te ndaluarit jane Valter Azaj, 24 vjec, Fatmir Ismailaj, 21 vjec, Ermal Isai, 19 vjec dhe Edi Kazazi, 25 vjec. Droga ishte e vendosur ne pako dhe e vulosur mire ne qese rezistente ndaj kontaktit me ujin, ne rast te renies ne detin Adriatik.

Operacioni

Operacioni antidroge i perfunduar mengjesin e djeshem eshte cilesuar si teper i veshtire per shkak te terrenit ku ka zbarkuar gomonia me droge. Hetuesit italiane bene te ditur se mjeti lundrues se bashku me kater te rinjte banues ne Vlore, vinin nga brigjet shqiptare. Karabinieret jane pozicionuar ne pjesen e rruges dytesore 173, ne lokalitetin 'Belvedere', nje pike nga mund te kontrollohej edhe levizja e mjeteve lundruese apo zbarkimi ne brigjet e Marina di Serra. Shqiptaret e dyshuar jane mbajtur nen vezhgim pas pergjimit deri ne momentin qe kane zbritur dhe bere gati per te zbritur pakot e droges me marijuane e hashash, vlera e te ciles shkonte ne 400 mije euro. Policia vendase ka publikuar detajet e aksionit, filmime te droges se bllokuar dhe shqiptaret te arrestuar ne flagrance. Hetimet jane perqendruar ne zbulimin e rrjetit dhe eshte marre kontakt me Policine e Shtetit ne Tirane per te zbardhur linjen e trafikut dhe bashkepunetoret.

Hetimet

Ne keto momente kane mberritur edhe anetaret e kompanise se Tricase, ne stacionet e Specchia, Alessano, Corsano e Gagliano del Capo dhe nje motovedete per kerkimin ne det te hapur dhe per te mos lejuar largimin nga gjiri te gomones me nje gjatesi te pakten 5 metra e gjate dhe me 250 kuaj fuqi. Operacioni i rrethimit te te dyshuarve dhe kapja e tyre ka zgjatur nje ore, pikerisht ne momentin qe shqiptaret po shkarkonin sasite e droges. Menjehere eshte bere dhe bllokimi i 250 kg narkotiku, ndersa te rinjte jane izoluar ne kazermen e Tricases, ndersa jane sekuestruar edhe aparatet e telefonit, me te cilet kane kryer bisedat para dhe pasi kane mberritur ne Itali. Tabulatet jane marre nga prokuroria per te zbardhur te gjitha bisedat, ndersa mesohet se nje nga shprehjet e perdorura ka qene "kafeja mberriti".

Re.Kro


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›