E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ndertimori aksidenton rrugorin ne bulevard

Tirane - Ish-drejtori i Policise Ndertimore te Tiranes aksidenton policin e qarkullimit rrugor ne Bulevard. Ngjarja ka ndodhur dje, ne mesdite, vetem pak metra larg Kryeministrise, ndersa drejtuesi i vetures tip "Volksvagen" perpiqej te kthehej dhe te futej ne nje prej rrugicave qe kalon midis Dy Kullave dhe Kuvendit. Burime zyrtare te policise bene me dije se u shoqerua ne Komisariatin nr. 2 per nje ore drejtuesi i mjetit Erjon Softa, ndersa u dergua ne spital per mjekim efektivi qe udhetonte me nje motociklete te Policise Rrugore, Ilir Mandri. Burime nga spitali thane se rrugori ka marre demtime te lehta pa rrezik per jeten, nderkohe qe jane demtuar dy mjetet. Nga keqyrja e vendngjarjes u konstatua se ka pasur nje veprim te gabuar te drejtuesit te mjetit, qe kerkonte te kthehej ne mes te bulevardit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›