Di Karlo: SHBA do ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat
• “Paqja është shumë e rëndësishme, jo vetëm për ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për ne që jemi të përfshirë.SHBA-të kërkojnë nga të gjithë që ta ruajnë qetësinë në muajt që vijnë”, tha zëvendësndihmësja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rozmari DiKarlo. Sipas saj, Kosova tani ka nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta angazhimet për ta ndihmuar zhvillimin e Kosovës, ashtu siç mbështesim dhe vendet e tjera në rajon. “Në rastin e Kosovës po ndihmojmë zbatimin e nismave që janë hartuar posaçërisht për Kosovën”, tha Di Karlo për Radion Evropa e Lirë, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në institucionet financiare ndërkombëtare.