E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryker: Ndërkombëtarët nuk pranojnë ndarjeje të Kosovës

• Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka deklaruar dje në Mitrovicë se bashkësia ndërkombëtare nuk pranon asnjë ndarje të Kosovës.“Komuniteti serb duhet të integrohet në kuadër të sistemit legal dhe të shmangë praktikën e funksionimit përmes strukturave paralele. Kam ardhur të takoj studentët e Mitrovicës, të cilët janë një ndër përgjegjësit për demonstratat që i kemi parë këto ditë”, tha shefi i UNMIK-ut duke shtuar se “e ardhmja e Kosovës është integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Mandati i UNMIK-ut, si dhe i KFOR-it, rezulton nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk ka të bëjë me ndarjen e Kosovës”, tha Ryker. Pasi ka shprehur keqardhje për largimin e policëve serbë nga puna, Ryker u ka bërë thirrje që të kthehen në vendet e tyre të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›