E Diel, 1 Nëntor 2026

Çurkin: Kosova, “de fakto” e ndarë

• Sipas ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të çojë drejt një ndarjeje faktike të Kosovës dhe kjo tashmë po ndodh atje.“Në Kosovë po ndodh pikërisht ajo që kemi paralajmëruar. Kemi thënë hapur në KS dhe jashtë tij se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të çojë deri në ndarjen territoriale “de fakto” të Kosovës”, tha ai. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse serbët po përpiqeshin të ndanin Kosovën, Çurkin tha se “është e qartë se serbët në Kosovë nuk e pranojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë”, tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara. Rusia nga 1 marsi ka kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit. Ambasadori rus ka njoftuar gjithashtu se në fund të muajit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun do të paraqesë raportin e tij lidhur me deklarimin njëanshëm të statusit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›