E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Maria ka tejkaluar dyshimet

Pas fitores 3-0 ndaj Sproting Gijonit, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka lavdëruar mesfushorin ofensiv Angel di Maria.

Mourinho beson se argjentinasi – i cili realizoi golin e parë të shtunën në El Molinon – ka heshtur kritikët që dyshonin në aftësitë e tij për të luajtur me sukses në Santiago Bernabeu, pas transferimit nga Benfica më 2010/11.

“Kur erdhi në Spanjë, askush nuk e dinte pse iu bashkua Realit. Por, e dija se është futbollist që na nevojitet. Ai gjithmonë është i përfshirë në aksione, më pëlqen qasja dhe karakteri i tij”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›