Super-market Juventus

Juventus mbetet gjithnjë aktiv në treg, por jo vetëm sa u përket përforcimeve të reja. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, drejtuesit e Bianconerëve planifikojnë të shkurtojë numrin e futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit që hapet zyrtarisht më 3 janar.
Kjo nuk paraqet ndonjë risi për asnjë klub nga futbolli evropian, por i pazakonshëm është fakti se Juventus gjatë janarit synon të largojë hiq më pak se shtatë futbollistë. Shitje definitive ose huazime, nuk ka rëndësi, gjiganti torinez – aktualisht lider në Serie A – do të vërë në shitje shtatë futbollistë, të cilët nuk janë aktivizuar për asnjë minutë gjatë këtij sezoni.
Bëhet fjalë për sulmuesit Amauri, Luca Toni, Vincenzo Iaquinta, mesfushorin Luca Marrone, mbrojtësit Drederik Sorensen, Marco Motta dhe portierin Alex Manninger, të cilët nuk zënë vend në planet e trajnerit Antonio Conte.