Di Maria refuzon 38 milionë paundët e Sitit
Merkato
Mesfushori i Benficës, Angel Di Maria, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Mançester Siti për një shumë që raportohet të jetë rekord britanik sipas “News of the World”. Argjentinasi ishte në radarin e të kaltërve, që nga vera e kaluar, por bashkë me ta, ishte dhe çelsea, Man. Utd dhe Interi. Roberto Mançini ka dhënë dritën e gjelbër për një ofertë te rreth 38 milionë paund për argjentinasin Di Maria. Një transferim i tillë do ta bënte Di Marian futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, por argjentinasi nuk dëshiron as të dëgjojë e lërë më të transferohet te skuadra angleze.
#