Ka ardhur koha që Benitez të shkarkohet
Dani Mërfi
Siç duket, e ardhmja e Benitez te Liverpul është në dyshim. Ish-mesfushori i Liverpulit, Dani Mërfi, ka insistuar se ka ardhur koha që “Reds”-at të kërkojnë një trajner të ri. Ata janë eliminuar nga Champions League, League Cup dhe FA Cup, ndërsa në Premier League janë 14 pikë prapa çelsit, që është në vendin e parë. “Nëse dikush do të më pyeste nëse ka ardhur koha që Liverpuli të kërkojë një trajner të ri, atëherë do të përgjigjesha ‘po’. Nuk mund të them që Benitez është trajner i keq. Por gjatë këtij sezoni, Liverpuli nuk ka lëvizur përpara, në të vërtetë është kthyer prapa. Unë nuk e kuptoj pse Benitez ka shitur Ksabi Alonson, Kreg Belami dhe Piter Krauç”.
#