E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, në kuotën e 100 golave, Është në historinë e Barçës

Rekordi
Talenti bëhet i më i riu i të gjitha kohërave që shënon 10 gola për Barçën

Ndryshojeni idenë tuaj për “100-shët” legjendarë: nuk janë më vetëm të vjetër nga përvoja e pafundme. Legjendari i ri është Leo Mesi, djaloshi 22-vjeçar, por tashmë në kuotën e 100, “pardon” 101, golave në karrierë me Barcelonën në ndeshjet zyrtare. Ndërsa të tjerët, në moshën e tij, luftojnë për një vend mes të grumbulluarve, “Pleshti” është pjesë e një klubi të mbushur me yje, të cilët kanë bërë historinë e klubit katalanas. Pjesë e një shoqërie aspak sekrete golashënuesish, që Leo është destinuar të komandojë: i pari, çezar (në vitet ‘40 e ‘50), komandon me 235 gola. Duke marrë në konsideratë që goli nr. 1 i Mesit ka ardhur në maj 2005 (palonetë ndaj Albasetes), mund të “projektohet” që ta kalojë atë në 2015-‘16, kur lojtari më i mirë i botës do të jetë mes 28 e 29 viteve moshë. Sigurisht që rekordi i tij është i shpejtë: ka kaluar kuotën 100 në moshën 22 vjeç, ka thyer rekordin e Mariano Martin (të viteve ‘40), i cili e kishte bërë kur ishte 24 vjeç e 3 muaj. Numrat janë impresionues, mbi të gjitha sepse Leo nuk njihet si një bomber i vërtetë, por si një numër 10: gjatë viteve ka përmirësuar profilaktikën e tij, e sot komandon golashënuesit e La Ligas. Me 14 gola, që bëhen 21, nëse marrim në konsideratë të gjitha kompeticionet (në 27 ndeshje). Karriera na propozon një mesatare prej 0.60 golash për ndeshje, (101 në 187): 68 në Liga, 19 në Champions, 10 në Kupën e Mbretit, 2 në SuperKupën e Spanjës, 2 në Botërorin e Klubeve. Ka realizuar një dopjetë në ndeshjen e fundit ndaj Seviljes të shtunën, duke mposhtu Palop, shënjestrën e tij të preferuar në Spanjë (i ka shënuar 7 gola, kundrejt 6 ndaj Kasiljas të Realit), por njëkohësisht edhe njeriut që dy herë i kishte prishur festën në Kupën e Mbretit. “Këto 100 janë një kujtim i bukur, janë meritë e së gjithë skuadrës. Por gjëja më e rëndësishme është se do të vijnë të tjerë”. Guradiola nënvizon: Kjo shifër është e jashtëzakonshme. E ardhmja është e tij, mund të thyejë çdo rekord, nëse dëshiron”. Huan Laporta shton më tej: “është krenari ta kesh atë në skuadër. është në rrugën për t’u bërë futbollisti më i mirë në histori”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›