Di Maria vazhdon kontratën me Realin

Angel di Maria ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin duke vazhduar qëndrimin e tij te gjiganti spanjoll deri më 2018.
Argjentinasi kishte arritur marrëveshje gjashtëvjeçare kur iu bashkua Realit nga Benfica më 2010 dhe është shpërblyer për paraqitjet pozitive në edicionin e shkuar ku realizoi shtatë gola dhe bëri 16 asistime.
“Po e realizoj një ëndërr të fëmijërisë. Jam shumë i lumtur këtu dhe vazhdimi i kontratës me jep mundësinë të mbetem në Real për shumë vite dhe të vazhdoj të përmirësohem”, deklaroi Di Maria për uebfaqen zyrtare të Realit.