E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes nga Messi

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka paralajmëruar rivalët nga La Liga se Lionel Messi ka shkëlqyer në përgatitje për sezonin e ri.

Mascherano i tha uebfaqen zyrtare të gjigantit katalan se bashkëkombësi i tij Messi ka përfituar nga pushimi derisa futbollistët kryesor evropian ishin të angazhuar në Euro 2012.

“E vërteta është se ndeshjet përgatitore shërbejnë për t’ju kthyer rutinës normale, të rikthejmë shprehitë e lojës por një muaj pushim ka qenë i mirë për Leon. Ai është edhe më i freskët këtë sezon”, deklaroi Mascherano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›