Di Mateo optimist: Çelsi ka cilësi të mundë Bajernin
LONDER - Për Roberto Di Mateon, mbrëmja e së shtunës është një nga ato që pak muaj më parë as që mund të mendoheshin. Çelsi luan finalen e Champions League, ëndrrën e vjetër të Roman Abramoviç, një kompeticion që manjati rus e kërkon prej vitesh, por që vetëm në vitin 2008 i shkoi shumë pranë.
Në prag të takimit, tekniku italian është parë tepër optimist, ndonëse e pranon se ndaj Bajernit do të jetë shumë e vështirë. “Kemi cilësitë për të fituar këtë trofe. Mendoj se mund të fitojmë finalen, pasi futbollistët e mi janë në gjendje ta bëjnë këtë. Jam optimist”, u shpreh Roberto Di Mateo. Edhe Frenk Lampard shkon në të njëjtën linjë.
“Çelsi dëshiron të fitojë Champions dhe duhet të besojë deri në fund. Kujtimet e finales së humbur në Moskë na djegin ende. Pas asaj humbjeje na u desh pak kohë ta rimerrnim veten, por jemi optimistë për finalen me Bajernin. Vetëm duke fituar mund të arrijmë ta mbyllim përfundimisht atë plagë”, u shpreh kapiteni i Çelsit në këtë takim. Lampard i bëri edhe një apel Roman Abramoviç që të mos largojë trajnerin Roberto Di Mateo, ndonëse në stolin e Çelsit pritet që sezonin e ardhshëm të ulet Fabio Kapelo. Çelsi do të jetë pa futbollistë si Xhon Terri, Raul Meireles, Branislav Ivanoviç dhe braziliani Ramires në ndeshjen e sotme.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)