Champions, Bajerni kërkon historinë, Hejnkes kritika ndaj Drogba
MYNIH - Bajerni i Mynihut dhe Çelsi do të kërkojnë historinë në përballjen e së shtunës në “Allianz Arena”, ku në lojë është froni i Evropës. Në stadiumin gjerman do të zbresin dy skuadra që ndoshta nuk mendoheshin para gjysmëfinaleve, por që arritën të nxjerrin jashtë dy gjigandët spanjollë Real e Barcelona.
Për Jup Hejnkes, sfida ndaj Çelsit është një shans i artë, pasi ai do të barazonte Otmar Hitcfeld, që e fitoi Champions League dy herë me dy skuadra të ndryshme, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih. “Me qetësi dhe përulësi, mund të mposhtim edhe një kundërshtar shumë të ashpër si Çelsi”, deklaroi Hejnkes në konferencën për shtyp.
Gjermani nuk ka ngurruar të vlerësojë edhe rivalin e tij Roberto Di Mateo, duke deklaruar se Abramoviç do të bënte mirë ta konfirmonte. Në vitin 1998, trajneri gjerman arriti të fitonte Ligën e Kampioneve nën drejtimin e Realit të Madridit, duke mposhtur 1-0 në finale Juventusin. Megjithatë, ai nuk ka kujtime shumë të bukura në finalet ndaj skuadrave angleze, me të cilat ka humbur dy finale si lojtar. Jup Hejnkes ndërkohë ka kritikuar ashpër edhe Didier Drogba, duke e quajtur atë aktor.
“Ai ka qenë për shumë vite një sulmues i madh, por tani ka nisur të bëjë edhe aktorin, - tha tekniku. – Gjithsesi, mbetet një sulmues i rrezikshëm dhe që mund të shënojë në çdo moment”. Për ndeshjen ndaj Çelsit, Bajerni do të mbështetet edhe nga një tifozeri e zjarrtë, duke qenë se luhet në stadiumin e Mynihut. Finalja do të arbitrohet nga një gjyqtar aspak me fat për bavarezët, portugezi Pedro Proença.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)