E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo: T`i fitojmë dy ndeshjet e radhës

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, thotë se skuadra e tij duhet të hakmerret për disfatën e mbrëmshme ndaj Shakhtar Donetsk dhe të fitojë dy ndeshjet e radhës në shtëpi, përfshirë edhe atë të kthimit kundër skuadrës ukrainase.

“Ne duhet t`i fitojmë dy ndeshjet e radhës në shtëpi dhe jam i bindur se do të jetë një ndeshje tjetër ndaj Shakhtar [në Stamford Bridge]. Ne jemi po aq të fuqishëm edhe në shtëpi”.

“Goli i tyre i hershëm e ndihmoi Shakhtar shumë dhe na shqetësoi neve. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por pastaj ndaluam sërish”, ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›