Mancini optimist: Do të kualifikohemi

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është plot vetëbesim se skuadra e tij do të kualifikohet për në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, në prag të takimit të sotëm kundër Ajaxit.
“Ne luajtëm kundër Realit në Madrid, andaj është vështirë të mos pranosh raste dhe është vështirë të mos pranosh shumë goditje në Evropë”.
“Ne patëm një ndeshje të keqe kundër Dortmund, por është e rëndësishme që ne të mos humbin aq shumë raste shënimi. Ne nuk kemi përvojë si klub, por të gjithë lojtarët tanë kanë përvojë në Ligën e Kampionëve”.
“Ndoshta si klub ne kemi nevojë për më shumë përvojë, por ne kemi lojtarë të mirë dhe kjo është arsyeja se pse duhet të jemi në fazën e dytë. Ne ende kemi një shans të kalojmë më tej, por ne duhet t`i shfrytëzojmë shanset”, ka thënë Mancini.