E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo, krenar

Roberto di Matteo është shprehur krenar me aventurën e tij në krye të Chelseat, edhe pse u shkarkua të mërkurën pas vetëm tetë muajve në detyrë.

Di Matteo fitoi Ligën e Kampionëve dhe FA Cup-ën si trajner i përkohshëm dhe fitoi kontratë dyvjeçare. Por, ai u lirua nga posti pas humbjes 3-0 nga Juventus në Ligën e Kampionëve.

“Jam jashtëzakonisht krenar për suksesin dhe titujt që kam qenë në gjendje ti sjell në klub”, deklaroi 42 vjeçari. “Kam pasion të thellë dhe të pandashëm për Chelsean”, u shpreh Di Matteo i cili ishte futbollist i Chelseat më 1996 dhe shënoi 26 gola në 175 paraqitje para pensionimit për shkak të lëndimit në moshën 31 vjeç. Ai është zëvendësuar në detyrë nga Rafael Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›