Xavi pensionohet në Barcelonë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez konfirmuar se dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me klubin për tu pensionuar në Nou Camp.
32 vjeçari ka kaluar gjithë karrierën e deritashme me gjigantin katalan, kurse aktualisht është në bisedime për vazhdimin e qëndrimit në klub.
“Shpresoj të mbetem këtu edhe për shumë vite. Ndihem mirë dhe jemi duke biseduar për vazhdimin e qëndrimit tim. Është dëshirë e madhe e imja të jem në gjendje të pensionohem këtu. Shpresoj të arrijmë marrëveshje sa më parë që është e mundur”, deklaroi Xavi për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.