Falcao shitet në janar

E përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka njoftuar të enjten se sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao mund të largohet nga klubi pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Falcao është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të kërkuar në botë dhe për shërbimet e tij interesim kanë shprehur gjigantët si Real Madrid, Chelsea e Manchester City.
Edhe pse pritej që Falcao do të kompletojë këtë stinor në Madrid, El Mundo Deportivo ka raportuar se krerët e Atleticos nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij në janar në rast se marrin një ofertë të mirë për yllin kolumbian.