E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenden, asistent i Benitezit

Rafael Benitez ka emëruar Boudewijn Zendenin si asistent të tij në Chelsea, sipas babait dhe menaxherit të ish reprezentuesit holandez.

Benitez të enjten u prezantua si menaxher i ri i gjigantit londinez dhe strategu spanjoll ka reaguar shpejt duke shtuar në stafin e tij ish futbollistin e Chelseat, Zenden.

“Ai u kontaktua të mërkurën nga Benitez dhe është nisur për në Londër. Besoj se ai do të punojë së bashku me menaxherin. Dhe, njësoj si spanjolli të mbetet në detyrë së paku deri në fund të sezonit”, deklaroi Pierre Zenden për Voetbal International.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›